Policia jep detaje për vrasjen e trefishtë në Prishtinë

22 prill 2019 | 15:13

Tre persona kanë humbur jetën të hënën në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për vdekje të dyshimtë në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona”.

“Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se një person dyshohet se ka vrarë gruan e djalit dhe gruan e tij dhe se më pas është vetëvrarë.

Prokurorët janë në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet në lidhje me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christoph Strack Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste…