Policia jep detajet e para të vrasjes së 36 vjeçarit në një kazino në Lipjan

20 mars 2019 | 22:16

Policia e Kosovës ka dhënë informatat e para për vrasjen e një të riu në një kazino në Lipjan.

Agron Boroci, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, i ka thënë portalit “Koha.net”,  se “rreth orës 20:00 kanë marrë informatën se në një lokal në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan gjendet një person pa shenja jete”.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si punëtor i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Boroci.

Ai ka thënë se aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e Policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Gani Sejdiu është shumë optimist se Kosova mund të…