Policia jep detajet për vrasjen në Vranjevc

20 gusht 2024 | 20:46

Policia e Kosovës ka dhenë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën “Ismet Krasniqi” në Vranjevc.

Policia ka njoftuar se rreth orës 19:20 ka marrë informatën për vrasjen dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një grua me inicialet N.M.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar fotografinë e kryeministrit…