Policia jep hollësi për djegien e fabrikës së mobileve në Suharekë
03 shtator 2023
| 10:03
Një fabrikë e mobileve në Suharekë është përfshirë nga zjarri të shtunën.
Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë hollësi lidhur me këtë rast.
Sipas policisë, kjo mobilieri është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve. Njësitet policore, zjarrfikësit, me ndihmën edhe të punëtorëve fabrikës ka rritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Të lënduar nuk ka në këtë rast”, ka njoftuar policia.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.