Policia jep hollësi për shkëmbimin e zjarrit dje në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e djeshëm ndaj tyre nga disa persona në Zubin Potok.
Në raport thuhet se gjate patrullimit, policia ka vërejtur disa automjete të dyshimta duke lëvizur dhe në përpjekje për t’i ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur.
Në vetëmbrojtje, policia thotë se janë obliguar të përdorin armët dhe kanë arrestuar një person.
Atij i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, derisa janë konfiskuar edhe dy automjete tjera të të dyshuarve që kanë ikur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Bube, Zubin Potok / 30.12.2023 – 06:15. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur disa automjete të dyshuar duke lëvizur dhe në përpjekje për ti ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga personat e dyshuara me ç’rast policia në vetëmbrojtje janë obliguar të përdorin armët zyrtare duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre të dyshuarin mashkull kosovar/s, ku gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, ndërsa janë konfiskuar dy automjete tjera të cilat të dyshuarit tjerë i kanë braktisur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve të shkaktuara në automjetin e policisë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Me vendim të prokurorit delet me kamion janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”