Policia jep hollësi për të shtënat me armë në lagjen Ulpiana në Prishtinë

02 shkurt 2025 | 09:28

Dy persona janë arrestuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë më 1 shkurt, pasi që të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me armë të dy të dyshuarve të cilët janë në arrati.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…