Policia jep hollësi për zjarrin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ukshin Hoti”

10 janar 2025 | 08:28

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili shtoi se si pasojë e djegies së veturës ka dëme materiale.

“Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me…