Policia jep informacionet e fundit për sulmin në Gllogjan

26 nëntor 2021 | 21:45

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detajet e fundit për tragjedinë e sotme në Gllogjan, në të cilën ndërruan jetë tre persona.

Deklarata për media e Gashit:

Rreth orës 19:00, policia është njoftuar se ka të shtëna në një autobus në Gllogjan. Një person ka vdekur në vend të ngjarjes. Tre persona janë dërguar në spital, dy prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa një tjetër, sipas mjekut kujdëstar është jashtë rrezikut për jetë. Të gjitha njësitët relevante janë në vend të ngjarjes. Ende është herët të flitet për arsyet që ka ardhur deri te ky sulm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka reaguar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në…