Policia raporton për tre të plagosurit me armë zjarri në Pejë

03 janar 2021 | 08:48

Është arrestuar i dyshuari, djalë nga Kosova, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë pësuar lëndime trupor. Ata fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës, më pas dy prej tyre janë transportuar në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi i mbijetoi gripit spanjoll, disa dekada më parë, sot…