Policia jep të dhëna shtesë për tragjedinë në Pozhoran të Vitisë

31 dhjetor 2020 | 09:10

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pozhoran të Vitisë. Një burrë atje ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e më pas edhe veten. Detaje rreth kësaj ngjarje tragjike, ka dhënë Policia e Kosovës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

“Fsh. Pozheran, Viti 30.12.2020-18:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë  e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion  ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus i mbushur me njerëz është sulmuar në pritë…