Policia ka kapacitete në rast të situatave destabilizuese

08 nëntor 2022 | 08:15

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitete që të garantojë siguri në rast se strukturat paralele serbe destabilizojnë Veriun.

“Policia e Kosovës ka kapacitete për ta ruajtur sigurinë në rast se cenohet nga strukturat paramilitare serbe”, ka thënë Bajqinovci në DPt te Fidani në T7.

Bajqinovci ka kërkuar unitet politik në rastet kur rrezikohet siguria e Kosovës.

Thotë se në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq dëshiron ta destabilizojë Kosovën duhet unifikim.

Thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendime legale, duke thënë se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është ruajtja e stabilitetit.

Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të ketë konfrontim të armatosur, përkundër se mendon që mund të ketë përpjekje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se për…