Policia ka përgjuar tifozët në Skoci

15 tetor 2018 | 16:38

Skocia duket se është epiqendra e një skandali të madh. Sipas raportimeve të “Sky News” janë tifozët që akuzojnë policinë se ka marrë në dorëzim të dhënat personale të celularëve.

Kjo ka ndodhur pa arsye dhe pa asnjë kërkesë te këta të fundit. Gjithë ky sistem është ndërtuar në 2011 dhe ka si qëllim për të ndalur aktet terroriste dhe krimet. E gjitha ka ndodhur pas një përballje të nxehtë mes Celiticit dhe Rangersit, ndeshje që prodhoi trazira.

Tifozët akuzojnë se marrja e të dhënave personale nuk ka lidhje me kriminalitetin dhe terrorizimin. Gjithsej rezultojnë të jenë bërë 3007 mandate për përgjime. Ato lidhen kryesisht me grabitjet me armë, shpërndarjen e drogës dhe raste sigurie. Tifozët nga ana e tyre kërkojnë respekt, ndërkohë që policia përdor  “kartën” e terrorizmit si mbrojtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“France Football” do të publikojë nesër (e martë) një intervistë…