Policia ka shqiptuar mbi 18 mijë gjoba që nga miratimi i Ligjit për pandeminë

14 shtator 2020 | 18:02

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë me dije të hënën se që nga miratimi i Ligjit anti Covid-19, policia ka shqiptuar më shumë se 18 mijë gjoba për kundërvajtje, kryesisht për mosmbajtje të maskës.

“Që nga implementimi i këtij Ligji, Policia e Kosovës ka shkruar 18 mijë e 320 gjoba për kundërvajtje, që janë kryesisht gjoba për mospërdorimin e maskës apo edhe disa rasteve tjera, dhe i kemi 290 raste ku është zbatuar Kodi Penal, pra nenet përkatëse të Kodit Penal”, ka thënë Qalaj, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24…