Policia kap në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, duke dhënë teste false për Covid-19
04 shtator 2021
| 15:48
Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në një laborator në Podujevë pasi janë kapur në flagrancë duke lëshuar teste të falsifikuara për Covid-19.
Hetuesit policorë, gjatë realizimit të këtij operacioni policor, kanë arritur të kapin ‘në detyrë e sipër’ duke lëshuar teste të falsifikuara pronarin e laboratorit, të dyshuarin B.S., viti i lindjes 1952, dhe punëtoren e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, të dy shtetas të Kosovës.
Hetimet paraprake dhe operacioni policor i sotëm vjen pas dyshimeve se në këtë laborator lëshoheshin teste të falsifikuara për COVID-19.