Policia kap në flagrancë falsifikatorët e testeve për Covid
05 shtator 2021
| 09:17
Një burrë dhe një grua nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ata janë kapur në flagrancë nga Policia duke falsifikuar teste COVID.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:30.
“Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar-e të cilët janë zënë në flagrancë duke lëshuar teste Covid të falsifikuara në një laborator. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.