Policia: Me kërkesën e saj, 18-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi
04 mars 2018
| 20:59
Policia e Pejës ka dhënë detaje të reja lidhur me 18-vjeçaren e cila u deklarua e zhdukur të premten, por u gjet sot në Prishtinë.
Në një prononcim për “Kallox.com”, zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova, tha se 18-vjeçarja tashmë gjendet në Pejë dhe se rreth rastit të saj po zhvillohen hetime.
Sipas Rugovës, D. Avdijaj ka deklaruar se është larguar me vetëdeshirën e saj. “E njëjta është dërguar për kontroll mjekësore dhe më pas me kërkesën e saj ajo është dërguar në shtëpinë e sigurt”, deklaroi Rugova. Ai ka thënë, se për veprimet hetimore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe se rasti është nën hetime.