Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e këtij personi
12 gusht 2022
| 16:03
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim bazuar në ligj për publikimin e fotografisë me shënime tjera të personit të kërkuar.
I dyshuari akuzohet për veprën penale: Dhunim në Tentativë.
“Personi i kërkuar është BLEND (Asllan) ZEKAJ i lindur me 07.01.1998 në Carrabreg-Deçan. I dënuari është i kërkuar për veprën penale: ‘Dhunim nё tentativë’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.