Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje të rëndë (Foto)
27 maj 2020
| 21:34
Policia e Kosovës, me autorizim nga prokuroria, është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
Me këtë rast, policia ka publikuar edhe fotografinë e personit në fjalë.
“I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në ‘vjedhje të rënda’ dhe raste të tjera. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 (pa pagesë)”, ka njoftuar policia.