
Policia kërkon identifikimin e një kryesi të veprës, qytetarët tallen (Foto)
14 maj 2021
| 21:39
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi.
Sipas një komunikate për media, personi që e shihni në foto, është i dyshuar se me datë 13 maj 2021 rreth orës 21:20 në fshatin Nabergjan të komunës së Pejës, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë, i njëjti ka shtënë me armë zjarri, duke e plagosur një person.
Mirëpo, përderisa Policia e Kosovës, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij qytetari, në postimin e bërë në profilin zyrtar të “Policisë së Kosovës”, disa qytetarë janë tallur me këtë apel, duke komentuar emra personash publik në Kosovë, raporton “Epoka e re”.