Policia kërkon kujdes nga shoferët: Si pasojë e mjegullës po shkaktohen aksidente të shumta

03 tetor 2023 | 12:14

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë, sidomos edhe gjatë prezencës së mjegullës.

“Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë. Çdo vit, si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme. Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

May be an image of car, road and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli sonte përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.…