Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

21 qershor 2023 | 08:53

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje të ndodhur me datën 14.12.2022 , në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti serb Dusan Janjiq tha në një intervistë për Euronews…