Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 29-vjeçarit nga Deçani

11 dhjetor 2020 | 14:56

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 29-vjeçarit nga Deçani.

Ai kërkohet për veprat penale: “Lёndim i rёndё trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar të armëve”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, t’i lajmërojë ata apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar marrëveshje për transportin…