Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi (Foto)
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Elvis Kelmendin.
Sipas një njoftimi për media të policisë ai është i kërkuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim të rëndë trupor.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Istog dhe Gjykata Themelore Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Elvis (Naser) Kelmendi i lindur me 03.05.1978 në Pejë”, ka njoftuar policia.
Më tutje, Policia e Kosovës ka kërkuar se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected].