Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

21 janar 2025 | 12:15

Policia në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografi.

I kërkuari dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka kryer veprën penale “Mashtrimi”,  ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.

Kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, ose në numrin 192.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…