Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

14 maj 2021 | 17:03

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“Personi i kërkuar ka hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Nabergjan të Pejës dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku ka plagosur një person, thuhet në kumtesën e Policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifikoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista amerikane Forbes ka zbuluar 10 sportistët më të paguar…