Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi nga Peja. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin, Ramë Smajlin, i akuzuar për pesë vepra penale.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Ai është i kërkuar për grabitje, vjedhje grabitqare, vjedhje të rëndë dhe vjedhje. Ai kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
Veprat për të cilat kërkohet:
5- (pesë) raste për veprën penale “Grabitje”
· 2- (dy) raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”
· 1- (një) rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’
· 1- (një) rast për veprën penale “ Vjedhje”