Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi që dyshohet për zjarrvënie
26 janar 2024
| 17:27
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar një person i shpallur në kërkim e që është dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zjarrvënie” të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, ka shkruar policia.