Policia kërkon nga qytetarët të mos u përgjigjen thirrjeve për protesta në Mitrovicën e Jugut

01 qershor 2023 | 09:07

Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët e vendit që të shpërfillin thirrjet nëpër rrjete sociale për organizim të protestave.

Përmes një komunikate për media, Policia thotë se nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe…