Policia konfirmon arrestimin e një 35 vjeçareje në Prishtinë, dyshohet se mashtroi për viza pune
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar A.B, femër kosovare, e dyshuar për mashtrim.
Sipas njoftimit të policisë, 35 vjeçarja është dërguar në mbajtje për 48 orë meqë dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash duke iu premtuar terminë për viza pune.
”Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, mbrëmë (menjëherë pas raportimit të rastit), kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën mashtrim.
E dyshuara: – A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.
Lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar:
-disa pasaporta
-2 telefona
– shtëpizë kompjuteri
-një shumë të parave etj.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”.
Kujtojmë që Klan Kosova raportoi dje lidhur me aksionin e Forenzikës në disa agjensione.