Policia konfirmon arrestimin e një ish polici të Kosovës nga pakica serbe

28 mars 2023 | 22:37

Një person është prangosur sonte në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas njoftimit të policisë, M.J (mashkull kosovar), dyshohet për disa veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje,  është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas portalit serb në Kosovë, Kosovo-Online raportohet se i dyshuari i takon komunitetit serb dhe është ish-polic.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Se a ka legjitimitet marrëveshja e Ohrit, ish-kryetari i Kushtetueses,…