Policia konfirmon se është gjetur një trup i pajetë, dyshohet se është i Shqipdon Aliut
Policia e Kosovës ka deklaruar se trupi i pajetë që u gjet sot në Gadime dyshohet se është i 23-vjeçarit, Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tregon se trupi i pajetë u gjet në një gropë para një ore.
“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje tregon se ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje.
“Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale për personin e raportuar te zhdukur me datën 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policinë te gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policine e Kosovës”, ka thënë Hoxha.