Policia konfirmon se një person ka vdekur në Bresje nga “aksidenti i shkaktuar mes një veture dhe këmbësori”

30 mars 2025 | 23:51

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar vdekjen e një personi (mashkull), në aksidentin që ndodhi rreth orës 21:00 në Bresje.

Ai tha se Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetime lidhur me rastin janë në proces.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe këmbësorit.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë  30.03.2025, rreth orës 21:00 në rr. Prishtinë – Pejë,  tek semaforet në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku në mes një veture dhe këmbësori. Në vendin e aksidentit kanë dal njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull. Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetime lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë…