Policia konfirmon “tentim-atentatin” ndaj Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së
18 janar 2023
| 20:35
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për një kanosje, e cila u portretizua si atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, tha Kelani.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha tutje ai.
A.M /Epoka e Re/