Policia konfirmon vdekjen e një personi pas aksidentit në fshatin Mramor
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Rasti saktësisht ka ndodhur në Mramor.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë për lajmi.net se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Po në 17:30 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Gjilan saktësisht në fshatin Mramor. E perfshirë është një kamionetë ku gjendeshin tre persona të cilët janë lënduar. Njëri prej tyre ka humbur jetën në vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia vazhdimisht ka bërë thirrje për kujdes në trafik pas aksidenteve të shumta.