Policia konfiskon 105 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara, kështu u kap i dyshuari

09 dhjetor 2024 | 22:57

Policia e Kosovës ka konfiskuar 105 mijë euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në njoftimin e Policisë thuhet se këto para janë takuar pasi kanë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara. Këto mjete janë gjetur gjatë kontrollit të një veture.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur makina për numërimin e parave.

“Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim: 100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro, 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro, 1 makinë për numërimin e parave dhe 3 telefona celular”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Gjini nga AAK është shprehur i bindur se Qeveria…