Policia konfiskon 67 kg marihuanë në Rahovec
Policia e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion të madh gjatë të ditës së sotme, ku kanë kapur 67 kilogramë drogë të tipit marihuanë, në Komunën e Rahoveci.Në njoftimin që ka bërë Policia e Kosova ka treguar se personi i dyshuar, i arrestuar në këtë rast me urdhër të prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Sot më 07.05.2019, rreth ores 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike.Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar.Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram.
Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes për sigurimin e dëshmive materiale dhe një person është arrestuar nga Policia.Personi i dyshuar, i arrestuar në këtë rast me urdhër të prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfardo forme cenojnë sigurinë dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë.