Policia konfiskon armë dhe municion nga një serb në Partesh
28 shkurt 2024
| 09:38
Njësiti i Hetimeve Rajonale të Gjilanit, në vazhdën e hetimit të rastit ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë, dje ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V.
I dyshuari është serb i Kosovës, nga Parteshi.
Në një njoftim, policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me bajonetë, një pushkë gjysmë automatike pa bajonetë, një pushkë ajrore, një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm, 236 fishekë të cal 7.62×39, 220 fishekë të kalibrit 7.09×15, 4 gëzhoja të cal 7.09×15, si dhe 6 gëzhoja të cal 7.62×39.