Policia konfiskon material piroteknik në Bërnjak, vlera rreth 7 mijë euro

04 prill 2024 | 12:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 3600 kilogramë material piroteknik në vlerë prej 7 mijë eurove.

Policia thotë se më 2 prill në një objekt në Bërnjak ka identifikuar disa automjete pasi kishte dyshime se në njërin prej tyre ka pasur materiale ilegale.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës së kufirit, me datë 02.04.2024, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale”.

Më pas janë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe brenda një kamioni me targa serbe janë gjetur mjetet piroteknike.

“Njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg”.

Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet relevante të Policisë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.”

Kamioni, bashkë me ngarkesën janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e…