Policia konfiskon monedha metalike mbi 2 600 euro në Fushë-Kosovë
19 janar 2024
| 10:10
Një person nga Fushë-Kosova ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa veta kanë deponuar monedha metalike me nga dy dhe një euro në vlerë 2 619 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, monedhat janë konfiskuar për procedura hetimore.
Rasti ka ndodhur gjatë datës 17 janar.