Policia konfiskon para false në Lipjan dhe Vushtrri, tash edhe njëeuroshe
Policia e Kosovës është duke vazhduar konfiskimin e parave false të cilat janë duke qarkulluar në treg.
Në 24-orët e fundit policia ka konfiskuar para false në Lipjan dhe Vushtrri.
“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, njofton policia.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri.
“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”.