Policia kontrollon Parlamentin Evropian, dyshohet për ndërhyrje ruse
Zyra e prokurorit federal të Belgjikës, ka thënë se policia të mërkurën ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian dhe në zyrën e tij në ndërtesën e Parlamentit në Bruksel, me dyshime për ndërhyrje ruse.
Sipas “AP”-së, prokurorët kanë thënë se zyra e të dyshuarit në Strasburg, ku ndodhet selia e Parlamentit të BE-së në Francë është kontrolluar edhe në partneritet me agjencinë e bashkëpunimit gjyqësor të BE-së, Eurojust-in dhe autoritetet gjyqësore franceze.
Bastisjet janë zhvilluar më pak se dy javë përpara zgjedhjeve në mbarë Evropën më 6-9 qershor për të zgjedhur një parlament të ri të BE-së.
Një hetim është bërë muajin e kaluar nga kryeministri belg, Alexander De Croo, i cili ka thënë se shërbimi i inteligjencës së vendit të tij ka konfirmuar ekzistencën e një rrjeti që përpiqet të minojë mbështetjen për Ukrainën.
“Kërkimet janë pjesë e një rasti të ndërhyrjes, korrupsionit pasiv dhe anëtarësimit në një organizate kriminale dhe ka të bëjë me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e Parlamentit Evropian janë afruar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së lajmeve të Zërit të Evropës”, kanë thënë prokurorët