Policia kontrollon veturën e personit që u arrestua sot pranë AKI-së
Njësitet e policisë kanë nisur kontrollimin e veturës së personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI-së, raporton Express nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së, duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë-Kosovës është bllokuar përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.