
Policia kryen aksion në veri: Konfiskohen gati 300 pajisje për prodhimin e kriptovalutave
08 janar 2022
| 10:53
Nga java që po lëmë pas, në Kosovë është ndaluar prodhimi i kriptovalutave. Kështu, policia mëngjesin e së shtunës ka kryer një aksion në veri, ku ka konfiskuar 272 pajisje për minimin e tyre.
Kjo është bërë e ditur nga ministri Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com.
“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente”, tha ai.