
Policia kryen kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit (VIDEO)
24 shtator 2023
| 18:05
Policia e Kosovës është duke kryer kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit.
Këto kontrolle të PK-së vijnë pas sulmit të organizuar terrorist ndaj autoriteteve Kosovës.
Si pasojë e këtyre sulmeve, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjera janë lënduar.
Deri më tani, nga policia kanë konfirmuar se janë vrarë tre sulmues nga grupi kriminal.