Policia kufitare inicion dy raste ‘falsifikim dokumenti’

16 qershor 2021 | 15:49

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, Polica e Kosovës, sot në orën 09:10, gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin, ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara.

Dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve (VSCQ-1 dhe VSC-6000).

“I dyshuari G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt”.

“I dyshuari P.B., viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
New York po heq të gjitha kufizimet për koronavirusin pasi…