Policia kufitare konfiskon armë dhe municion
Mbrëmë stacioni për mbikëqyrje të kufirit në Vitomiricë/Radavc, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.
Njësitë policore kufitare kanë ndërmarrë veprimet operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore.
Brenda automjetit gjendeshin, drejtuesi i automjeti, i dyshuari P.H. (1983) dhe një dëshmitar.
Gjatë kontrollit të këtij automjeti, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë e llojit “Benelli”-prodhim italian, një armë e llojit “Hastan-prodhim turk, një pako me 20 fishekë të kalibrit 308 “WIN”, një pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm, një pako me 5 fishekë 12 mm, një pako me 9 fishekë të 12mm. Dhe dy këllëfë të armëve të gjata.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.