Policia kufitare konfiskon 86 palë pantallona në pikën kufitare Jarinjë
29 korrik 2021
| 15:44
Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të planit operativ ‘Befasia’, të enjten në pikën kufitare Jarinjë kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.
Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësirë të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar, 86 palë pantallona. Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.
I dyshuari me mallin e kontrabanduar është dorëzuar në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.