Policia kufitare parandalon kontrabandën me armë dhe mallra

21 prill 2021 | 11:51

Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë krimet trans-kufitare ka iniciuar disa raste penale: ‘kontrabanda me mallra’, ‘import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ dhe ‘posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’.

“Patrullat policore të kufirit më 20.04.2021 rreth orës 21:30 gjatë vëzhgimit të kufirit me dylbi nate kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Republikës se Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak). Patrullat policore kanë arritur t’i ndalojnë dy kuaj, të ngarkuar me mallra. Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe gjashtëmbëdhjetë thasë me duhan të përpunuar (i grirë). Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kilogramë, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

May be an image of indoor

Sipas këtij njoftimi, pas realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, më 21.04.2021 rreth orës 06:10 ka filluar zbatimi i urdhëresës për urdhër kontrolle të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të të dyshuarit B.H. (viti i lindjes 1978), i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘import eksport, shitje te armëve dhe municionit. Gjatë realizimit të urdhëresës së kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

May be an image of indoor

“Më 21.04.2021 rreth orës 03:00, gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, një automjet të cilin e drejtonte D.G. (viti i lindjes 1990) është dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarë policore dhe ata doganorë tek i dyshuari është gjetur dhe janë sekuestruar dy qese najloni me nga 10 doza të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë. Rasti është proceduar te Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…