Policia lejon hebrenjtë të vizitojnë vendin e shenjtë

23 maj 2021 | 16:27

Policia izraelite ka shoqëruar të dielën më shumë se 120 vizitorë hebrenj në një vend të shenjtë në Jerusalem, ku veprimet e policisë javët e fundit kanë ndezur protesta dhe dhunë patën shkaktuar luftën në Gaza.

Sipas autoritetit islamik që mbikëqyr vendin, policia ka larguar të rinjtë palestinezë nga kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa dhe ka ndalur hyrjen për myslimanët nën moshën 45 vjeç.

Myslimanëve që hynë u kërkohej të linin dokumentet e tyre të identifikimit me policinë në hyrje. Gjashtë palestinezë janë arrestuar, ndërsa katër më vonë janë lënë të lirë.

Policia izraelite ka mohuar të kishte ndonjë kufizim moshe, duke theksuar se ka arrestuar pesë të dyshuar që “shkelën rendin publik”.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, ka thënë se vendi ishte i hapur për “vizita të rregullta” dhe se policia kishte siguruar zonën për të parandaluar “incidentet”.

Policia izraelite është përplasur për pak kohë me protestuesit palestinezë pas lutjeve të së premtes në një provë të hershme të armëpushimit, i cili kishte hyrë në fuqi disa orë më parë.

Autoriteti islamik Waqf ka bërë me dije të dielën se ishte hera e parë që hebrenjtë lejoheshin të vizitonin vendin që nga 4 maji, një javë para se të fillonte lufta.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët. Ajo shtrihet në majë të një kodre në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit që respektohet nga hebrenjtë si vendi i tyre më i shenjtë sepse aty ishte vendndodhja e tempujve biblik. Vendi ka qenë shpesh skenë e dhunës izraelito-palestineze dhe ishte epiqendra e intifadës, apo kryengritjes palestineze të vitit 2000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta fillojë grumbullimin për ndeshjen…