Policia liroi qarkullimin në drejtim të Fushë-Kosovës
09 tetor 2020
| 08:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka zhvilluar një aksion para AKI-së pasi në të është gjetur një person i dyshuar. “Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë – Pejë, drejtimi i Fushë-Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”. Po ashtu, bëhet me dije se tashmë ka filluar qarkullimi i veturave në drejtim të Fushë-Kosovës, pas tërheqjes së veturës së të dyshuarit nga vendi i ngjarjes.